Lushnje/ Moti i keq dëmton lulet e diellit, banorët: Na ka ikur 50% e prodhimit

20 Korrik 2019, 18:04

Fermerët e fshatit Tërbuf në Lushnje prej vitesh janë specializuar në kultivimin e lules së diellit, duke qenë furnizuesit kryesor të tregut vendas me këtë produkt. Këtë vit bujqësor sipërfaqja e mbjellë me kulturën e lules së diellit i kalon 600 hektarë. Por, rreshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë disa ditë me parë kanë lënë pasoja  të pariparueshme duke dëmtuar prodhimin e pritshëm nga 35 deri ne 50%.  Prej disa ditesh fermerët po luftojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga reshjet sado që të mundin, por edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se ata mund të riparojne vetëm 10% të tij. 

"Lulja u dëmtua pasi erdhi një stuhi shumë e fortë me shi e breshër dhe është bërë një dëm i paparë. Presim të marrim ndonjë nduihmë nga shteti. Po mundohemi të shpëtojmë ndonjë gjë por shumë vështirë. " thotë një fermer.

"Këtu janë mbjellë tre hektarë lule Stuhia ka bërë shumë dëm pasi ëshët edhe farë e shtrejnë"

"Është një dëm shumë i madh që duhet të vlersohet nga bashkia dhe shteti, pasi është një fatkeqësi natyrore, nuk ëshët bërë me dashje nga fermerët. Kjo farë është shumë e shtrejntë shkon nga 5 deri në 10 mijë lek kilja"

Kapricot e natyrës kanë dëmtuar edhe kultura të tjera në fushën e Tërbufit, kryesisht misrit apo dhe fasules, por dëmi kryesor u është shkakruar fermerëve që kultivojnë lule dielli.