Po pinte kafen e mëngjesit i vetëm/ Maskat ekzekutojnë me kallashnikov tregtarin e makinave në Lushnje!

1 Tetor 2019, 08:31 | Përditesimi i fundit: 2019-10-01 17:36:45

LUSHNJE- Maskat ekzekutojnë me kallashnikov një Besnik Hidën, një 40-vjeçar nga Lushnja. Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në një bar Kafe në lagjen 'Gafurr Muça' ku ka qenë i vetëm duke konsumuar kafenë e mëngjesit. Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, në katin e dytë të lokalit, ndërkohë që dëshmitarët kanë parë autorët me maska të largohen me një makinë të vogël.

Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, pak momente pas vrasjes së Hidës.