Lustracioni, Murrizi-Ndoka: Të shkëputemi nga e kaluara komuniste

24 Prill 2020, 08:34

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi, një nga propozuesit e projektligjit për lustracionin që parashikon përjashtimin nga emërimi dhe zgjedhja në funksione publike të anëtarëve të Partisë Komuniste dhe së Partisë Punës, tha për Report Tv në emisionin "Repolitix", se pas 30 vitesh ka ardhur koha të shkëputemi nga e kaluara komuniste dhe se drejtësia e re nuk duhet të përfshijë më figura të tilla me të kaluar të dyshimtë. Ndërsa Nard Ndoka duke thënë se "ka qenë e domosdoshme pastrimi i politikës shqiptare, madje që në fillim të demokracisë. Më tepër do jetë filtri i votës së qytetarit për të pastruar politikën shqiptare". Ndërsa për Nard Ndokën, reforma zgjedhore do behët shumë shpejt për t'i hapur rrugë axhendës tonë për në integrimin europian.