'Lutem për të dyja', Ilir Shaqiri: Gjysma ime është Italia dhe gjysma tjetër është Shqipëria

23 Mars 2020, 20:16 | Përditesimi i fundit: 2020-03-23 20:16:54

Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka folur për situatën në Itali, vendi ku prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij. Në një lidhje skype nga Italia për Repolitix, referuar situatës aktuale nga koronavirusi, Shaqiri tha se situata në Itali vazhdon të jetë kritike, madje pritet që kjo situatë të vazhdoi për një periudhë të gjatë kohore.