Lutja e murgeshës me dafinë në dorë: Krishti të sjellë bekim!

5 Prill 2020, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 17:12:13

Pashka besimtarët e krishterë i gjen këtë vit në një situatë të pazakontë si pasojë e koronavirusit ku gjithçka është mbyllur dhe të gjithë janë në karantinë. Sot është e diela e Liarit, që besimtarët e përkujtojnë si dita që Krishti hyri në Jerusalem dhe që shënon fillimin e Pashkës për katolikët që kulmojnë të shtunën në mesnatë me Ringjalljen. Dy murgesha me gjethe dafine në dorë, që janë simbol i paqes dhe mbrojtjes, pas lutjeve në kishë përmes mikrofonit të Report Tv përcollën mesazhin e tyre për të gjithë shqiptarët në këto ditë të vështira. "Kurajo se pas vdekjes, vuajtjes ka gjithnjë ringjalle, do të kalojë edhe kjo".