Magazina me materiale ndërtimi në flakë, digjet makina brenda, Kukësi mbulohet nga tymi

14 Shtator 2019, 14:23

KUKËS-Një magazinë me materiale ndërtimi u përfshi nga flakët dhe u dogj mesditën e sotme në zonën industriale. Si pasojë e flakëve përpos materialeve të ndërtimit u dogj edhe një makinë që ndodhej brenda.

Zjarri përparoi me shpejtësi pasi ndër materialet që u dogjën në magazinë ishin goma, bojëra dhe kimikate duke e favorizuar përhapjen. Dy zjarrfikëse pas më shumë se 30 minuta luftë me flakët i vendosën nën kontroll.