Magazina në flakë në Skelë, Vlora mbulohet nga shtëllungat e tymit

9 Shtator 2019, 16:08

VLORË-Një magazinë në zonën e Skelës është përfshirë nga flakët duke u djegur mesditën e sotme.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell pamjet nga magazina që u përfshi nga flakët, ndërsa pas sinjalizimit zjarrfikësja ka ndërhyrë duke vendosur flakët nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që sollën djegien e magazinës, ndërsa policia ka nisur hetimet.