Magazina në Kamëz përfshihet nga flakët, rrezikon banesat përreth

12 Prill 2020, 16:48

Një magazinë në zonën e Kamzës është përfshirë nga flakët gjatë ditës së diel. Zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike duke shkrumbuar magazinën dhe të gjitha materialet që kishte brenda saj. Zjarri i befasishëm ka alarmuar lagjen në Kamëz, duke thyer qetësinë e krijuar nga izolimi për shkak të koronavirusit.