Magji në Lagunën e Karavastasë! Flamingot dhe Lejleku i zi 'thyejnë' karantinën, shumohet pelikani kaçurrel

25 Prill 2020, 16:25

Divjaka ashtu si çdo vend tjetër është në karantinë për shkak të situatës nga koronavirusi, por disa vizitorë e kanë thyer karantinën. Ata janë flamingot të cilët janë të shpërndarë në lagunën e karavastasë grupe-grupe. Drejtori i Parkut të Divjakës thotë se rreth 2000 flamingo janë në lagunën e Karavastasë të shpërndarë.

"Çdo gjë e keqe mesa duket e ka një të mirë", izolimi i njerëzve nga COVID-19, duket se ka gjallëruar natyrën. Krahas detit, gjelbërimit dhe bukurisë së karavastasë, Divjakës i janë shtuar edhe vizitorë të rinj. Pas shumë viteve është parë në bregdetin e Divjakës edhe Lejleku i zi, një shpend emigratorë, i cili ka vendosur të shijojë bukuritë dhe kushtet që ofron Divjaka në këtë kohë.