Mahmood triumfon me këngën 'Soldi' në festivalin 'Sanremo 2019-të': Nuk po e besoj

10 Shkurt 2019, 11:40 | Përditesimi: 10 Shkurt 2019, 11:40

Një këngëtar egjiptian 27-vjeçar Alessandro Mahmoud,  ka trumfuar mbrëmjen e së shtunës duke u shpallur fituesi i vendit të parë në  Festivalin magjik "Sanremo 2019-të" në Itali , ku morën pjesë 24 këngëtarë big në garë. Fituesi i Sanremos për të rinj mbërriti në edicionin e 69-të të Festivalit të Sanremos për vitin 2019. Në teatrin Ariston ai triumfoi mbrëmjen e së shtunës me këngën “Soldi”.

Nën brohorimat përshëndetëse e audiencës nga podiumi "Faleminderit të gjithëve. Unë nuk po e besoj, është vërtet mahnitshme!",  u shpreh i emocionuar këngëtari  pas shpalljes së çmimit.

Alessandro Mahmoud, në art Mahmood, ka lindur në Milano në vitin 1992 me nënë italiane edhe baba egjiptian. Ka filluar që fëmijë që të marrë mësime për kanto lirike nga mësuesi i tij, Gianluca Valenti. Edhe në moshën 19-vjeçare vendos që të frekuentojë pianoforte.

Prezantimi i tij i parë në televizion ka qenë në X faxtor, në vitin 2012. Suksesshëm ka bashkëpunuar me Pierpaolo Peroni, me të cilin ka realizuar edhe këngën e tij të parë, Fallin Rain. Më pas ka realizuar disqet e plotë.

Në vitin 2015 ka shkuar këngën “Harro” me të cilin ka fituar konkursin në Sanremo. Në vitin 2016 ka prezantuar këngën e tij në festivalin e të rinjve. Edhe një vit më vonë ka publikuar këngën Pesos. “Rinia e djegur” është kënga që i mundësoi Mahmood që të fitonte një nga dy vendet, e Sanremos të të Rinjve, që ishin të dipsonueshëm për në Festival. I riu 27-vjeçar me këngën “Soldi” pritet të marrë pjesë edhe në garën e Eurosong 2019.

b.ha./Shqiptarja.com