Majko: Qëllimi i fushatës 2021 mandati i tretë! 2 marsi, projeksion politik i Metës! Grusht shteti? Do kishte reaguar NATO

29 Shkurt 2020, 12:31

"Nga Kongresi mos prisni më shumë se fjalimet nuk është çudi që kemi pasur fjalime. E rëndësishme është të bëhen të qarta qëllimet që i kemi vënë vetes nëpërmjet këtij kongresi. Nuk është thjesht dhe vetëm për të bërë një kongres në momentet politike që po kalon Shqipëria, është një reflektim i thellë që ka të bëjë me qëllimet që i kemi vënë vetes dhe nuk janë të thjeshta. Për 30 vjet asnjë parti nuk ka fituar mandat të tretë rresht në qeverisjen e vendit. Qëllimi që i kemi vënë vetes për fushatën e ardhshme elektorale kërkon ndërmarrjen e disa detyrimeve përballë publiku pasi nuk ësht ënjë publik që e ndjek situatën e qeverisë me indiferentizëm. Përkundrazi, sepse ka edhe mpirje, por mpirje  të natyrshme në radhët e socialistëve, që na bëjnë të reflektojmë edhe nëpërmjet punimeve të këtij kongresi, për të parë ku kemi gabuar dhe cfarë mund të bëjmë më mirë".