Majlinda Bregu merr detyrën e re: Nuk do të jetë e lehtë, shpresoj ta përballoj faqebardhë

4 Janar 2019, 12:22

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka marrë së fundi detyrën e re të Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore.

Përmes një video të shpërndarë rë në profilin e rrjetit të saj social, Bregu shpjegon punën e saj të re në këtë post në gjuhën angleze ndërsa thotë që ndihet krenare për detyrën që i është besuar dhe se kryefjalë gjatë mandatit të saj, drejtues do të jetë bashkëpunimi sa më efikas mes vendeve të rajonit për të ardhmen e përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.

Bashkëpunimi është kryefjala. Jam e nderuar të marr detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe krenare që në një zonë ku për vite sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët të të gjitha vendeve të BP për të ardhmën europiane të rajonit”, shprehet Majlinda Bregu.