MAKABRE në Korçë! Një person i vrarë me sëpatë i pajetë në mes të rrugës

28 Janar 2020, 14:46

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Korçës, ku një person i identifikuar si Dashnor Osmani është goditur me sëpatë. Trupi i tij i pajetë ndodhet në rrugë, aty ku e kanë qëlluar persona ende të paidentifikuar nga policia. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pazarit të Korçës, ndërkohë që autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë është shoqëruar në polici.