Makina bie 40 m thellësi në HEC-in e Banjës, një i vdekur, dyshohet se ka të tjerë

18 Maj 2020, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2020-05-18 14:45:59

Një makinë ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit duke përfunduar në liqenin e Banjës në Gramsh. Deri tani konfirmohet një i vdekur, pasi trupi ka dalë në sipërfaqe të ujit. Në makinë dyshohet se kanë qenë disa persona.

Paraprakisht raportohet se makina kishte ndaluar në një xhep të rrugës, por në momentin e nisjes nga pakujdesi ka përfunduar në liqen. Njoftimin e policisë e kanë bërë kalimtarë të rastit në fshatin Shushicë.Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes ku ra makina në liqen 40 metra në thellësi. Deri tani u nxor një person i vdekur, ndërsa dyshohet se ka të tjerë brenda.