Makina del nga rruga në Bilaj të Fushë - Krujës, 2 të plagosur transportohen drejt spitalit

12 Prill 2019, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2019-04-12 12:01:19

Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar mesditen e së premten në fshatin Bilaj, të Fushë Krujës.

Mësohet se automjeti tip Fiat Panda ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Nuk dihet ende identiteti i të plagosurve dhe gjendja shëndetësore e tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.