Makina del nga rruga në Vlorë, plagoset rëndë e moshuara

9 Janar 2020, 17:13

VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë një e moshuar. Ngjarja ka ndodhur në Babicë të madhe, ku automjeti ka dalë nga rruga.

E moshuara, për të cilën ende nuk është konfirmuar nëse ka qenë pasagjerë në makinë, apo këmbësore është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe as shkaqet e aksidentit. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë.