Lezhë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi

27 Qershor 2020, 15:48 | Përditesimi i fundit: 2020-06-27 15:48:43

Një shtetas ka mbetur i plagosur pasi ka humbur drejtimin e automjetit të tij në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Balldre, ku drejtuesi i mjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës.

Shoferi mbeti i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.