Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, plagosen rëndë dy persona gjatë natës në Elbasan

14 Mars 2021, 09:01 | Përditesimi: 14 Mars 2021, 09:03

Një aksident i rendë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën, në lagjen Shënkoll në afërsi të urës së Shkumbinit.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë dërguar për mjekim në spital. Policia ka kryer verifikimet për të sqaruar më tej rrethanat e aksidentit.

b.ha./Shqiptarja.com