Makina me targa greke del nga rruga, plagosen 3 persona në Gjirokastër

12 Mars 2020, 10:49

GJIROKASTËR- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër, në vendin e quajtur "Kthesa e Picarit".Mësohet se një automjet  tip Ëolsvagen me targa greke NHE 2998 ka dal nga rruga. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të këtij aksidenti.