Makina me targa greke përfundon në kanal në aksin Elbasan-Librazhd, shpëtojnë mrekullisht burrë e grua

9 Prill 2021, 10:01 | Përditesimi: 9 Prill 2021, 10:01

Një makinë ‘Toyota’ me targa greke është përmbysur anës rrugës në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrrakë.

Makina ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal dhe fatmirësisht kanë shpëtuar mrekullisht burrë e grua. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com