Makina merr flakë gjatë ecjes në autostradën Fier-Vlorë, vendi pushtohet nga tymi i zi

16 Qershor 2020, 11:48

FIER- Merr flakë një makinë në ecje në autostradën Fier-Vlorë, pikërisht në anën e Levanit.

Pamjet e ardhura në redaksinë e shqiptarja.com tregojnë makinën e pushtuar nga flakët në brendësi dhe e mbuluar nga tymi i zi. Akoma nuk dihen shkaqet se përse ka marrë flakë makina dhe nëse ka të lënduar.