Makina merr flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës, shkak një defekt teknik

27 Maj 2020, 19:25

TIRANË- Në autostradën Tiranë-Durrës  gjatë pasdites ka marrë flakë një makinë në ecje si pasojë e një defekti teknik. Në vendngjarje ka pasur vetëm dëmtime materiale dhe drejtuesja e mjetit me iniciale K.I. nuk është lënduar.