Makina merr flakë në ecje në Vlorë

8 Gusht 2019, 16:03 | Përditesimi: 8 Gusht 2019, 16:03

VLORE-Një makinë tip 'Ford' është përfshirë nga flakët në ecje në zonën e Skelës. Drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi nga automjete dhe raportohet se nuk ka lëndime.  

Gazetari i Report Tv Armand Xhelili sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket makina që është përfshirë e gjitha nga flakët dhe po digjet.

 Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi duke shuar zjarrin, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.
 

b.ha./Shqiptarja.com