Makina merr përpara 2 këmbësorë në Lushnje, ndodhen në gjendje të rëndë në spital

28 Mars 2021, 20:36

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një makinë tip "Benz" ka vënë përpara 2 këmbësorë.

Të dy ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një zonë tejet te populluar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.