Makina përplas 10-vjeçarin në Shkodër, shoqërohet shoferi

9 Tetor 2019, 18:40

Një fëmijë 10 vjeçar është përplasur nga një makinë pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:45 në unazën Përendimore tek ish Zukthkashta, ku 37-vjeçari Elton Hoxha teksa drejtonte makinën me targa AA133SH, ka përplasur 10 vjeçarin E. H. banues lagjen Salo Halil.

Fëmija i plagosur është  transportua për në Spitalin Rajonal të Shkodrës,për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit. Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.