Makina përplas biçikletën në Korçë, në gjendje të rëndë 12-vjeçari

30 Prill 2020, 16:15 | Përditesimi: 30 Prill 2020, 16:21

Një fëmijë 12 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë pasi biçikleta me të cilin po udhëtonte u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur ura e Bulgarecit.

Sipas informacioneve paraprake, 12-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin rajonal të Korçës.

r.k./Shqiptarja.com