ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Librazhd. Një makinë ka përplasur një 20 vjeçare, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur afër zonës së Krastës në Elbasan. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 29 vjeçarja ka qenë duke kaluar rrugës bashkë me motrën e saj kur janë përplasur nga një automjet tip "Golf".
