Makina përplas një këmbësor në Korçë, i lënduari transportohet me urgjencë në spital

14 Tetor 2020, 10:38

KORÇË- Një aksident ka ndodhur në Memelisht të Korçës. Një makinë ka përplasur një këmbësor që ka qenë anës rrugës.

I lënduari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur akoma, është transportuar drejt spitalit.

Fatmirësisht këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e përplasjes.