Makina përplas për vdekje punonjësen 25 vjeçare të Portit të Durrësit

7 Janar 2021, 16:50 | Përditesimi: 7 Janar 2021, 16:50

Një makinë ka përplasur për vdekje një punonjëse në Portin e Durrësit.

Në lagjen nr.3 Durrës, në ambientet e portit, F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Man", trajler, ka aksidentuar punonjësen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Man", trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Shoferi është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

b.ha./Shqiptarja.com