Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit, rrotullohet dhe përmbyset në mes të rrugës! Pamjet nga aksidenti në Patos

17 Tetor 2020, 18:30

Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur në Patos në vendin e quajtur ish stacioni i autobusëve. Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme, ku një makinë tip BMV është përmbysur në mes të rrugës.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë ndriçimi, është rrotulluar dhe ka përfunduar e përmbysur në mes të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk është plagosur, ndërsa shtylla e ndriçimit është rrëzuar në rrugë, pa dëmtuar të tjerë.