Makina përplaset nga trajleri në Korçë, plagoset 35-vjeçari

4 Mars 2020, 14:53

KORÇË - Një 35-vjeçar me iniciale E.S. ka mbetur i plagosur pas përplasjes së automjetit tip Honday me një trajler që drejtohej nga B.Z., rreth 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, ndërkohë që mësohet se i plagosuri  është transportuar në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.