Makina ra në lumin Drino pranë Lazaratit, nxirren të pajetë nga uji elektricistët e OSHEE

17 Shkurt 2021, 09:20

Nxirren të pajetë nga lumi Drino 2 elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj në Lazarat. Makina e OSHEE me të cilën po udhëtonin është rrëzuar në lumin Drino përballë fshatit Lazarat, gjatë natës teksa ata kishin shkuar të rregullonin një defekt.