Makinat bëhen copash në Milot, plagosen dy persona

24 Gusht 2019, 16:05

MILOT- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti.  Dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Report tv mëson se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve.