Makinat bëhen 'copë' në Peqin, humb jetën fëmija 5-vjeçar

10 Dhjetor 2019, 10:48

PEQIN - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 5 - vjeçar. Viktima është L.S i cili  ndodhej si pasagjer në makinën tip 'Fiat'. Ai ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy makina, një tip 'Fiat' me drejtues K.L, 51-vjeç banues në Peqin dhe makina tjetër tip 'Volkswagen', me drejtues H.S. 67-vjeç banues në Elbasan. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti fatal.

Ndërkohe mëngjesin e sotëm një tjetër aksident me pasojë vdekjen ndodhi në Tale të Lezhës, ku një zetor doli nga rruga dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi.