Makinat bëhen 'shoshë' në aksin Elbasan-Vidhas, plagoset një vajzë

2 Tetor 2020, 21:57

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Vidhas, ku janë përplasur dy automjete me njëra tjetrën.

Sipas informacioneve për Report Tv, si pasoje e përplasjes së mjetit tip "BMË" me një mjet tip "Golf", ka mbetur i plagosur një person.

Burime bëjnë me dije se nga përplasja është plagosur një vajzë, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur. Ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet.