Makinat bëhen "copash" në zonën e ish Bllokut, njëra përfundon brenda dyqanit

14 Prill 2020, 14:39 | Përditesimi i fundit: 2020-04-14 17:30:52

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në zonë e ish Bllokut në Tiranë, ku dy makina janë bërë 'copash' me njëra tjetrën. Në videon e siguruar nga Report Tv të aksidentit vihet re se një makinë po dilte nga rrugica duke i prerë rrugën një mjet që vinte nga rruga kryesore.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në ambientet e një dyqani.Fatmirësisht nga përplasja nuk ka patur të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale. Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti të frikshëm të regjistruar këtë të martë në zonën e ish bllokut.