Disa makina të reja rezultojnë të vjedhura/ Zyrtari për Report TV: Rreth 15 raste këtë vit

23 Tetor 2019, 18:46 | Përditesimi i fundit: 2019-10-23 19:03:13

TIRANË- Makinat me kilometrazh zero që blihen nga shtetasit shqiptarë në kompanitë koncesionare që kanë të drejtën të shesin markat, në disa raste rezultojnë të vjedhura në vende të Bashkimit Evropian. Ky shqetësim është pranuar nga vetë Drejtoria e Transportit Rrugor, ku Astrit Nasufi përgjegjës i regjistrimit të automjeteve sqaron se pavarësisht se INTERPOL e nxjerr makinën të pastër, në të vërtetë mund të rezultojë i vjedhur në një shtet tjetër. Kjo situatë pretendohet se ndodh për shkak të manipulimit të numrit identifikues, shasisë së automjetit.

“Kemi edhe një rast tjetër kur mjeti është i blerë nga koncesionari në Shqipëri, është blerë me 0 km është blerë në vitin 2009, ka qarkulluar normalisht dhe në vitin 2015 dhe tani rezulton pozitiv (i vjedhur) në INTERPOL. Mendoj se kjo ka ndodhur për shkak se është manipuluar numri i shasisë në vendin ku rezulton i vjedhur”, thotë Nasufi.

Por çfarë ndodh kur automjeti ndalohet në pikat kufitare pasi në sistem rezulton i vjedhur?! Kjo situatë po ndodh në Kakavijë.

Nasufi: Kryesisht ata e sekuestrojnë menjëherë automjetin.