Makinat elektrike shpëtojnë mjedisin, Mile: Alternativë lëvizjeje për të ulur ndotjen e ajrit

27 Maj 2020, 17:57

Urbanizimi i madh në kryeqytet ka sjellë nevojën për të krijuar mënyra alternative lëvizjeje, për të ndikuar dhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa nisma green, ndër to dhe përdorimi i makinave elektrike. Me rritjen e numrit të përdoruesve të biçikletave, në terren është angazhuar dhe policia rrugore, që vetëm në 24 orët e fundit ka gjobitur 36 drejtues biçikletash.