Makinat përplasen kokë më kokë në Shkodër, një nga drejtuesit në gjendje kritike për jetën

7 Janar 2021, 20:31

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër - Koplik. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë, duke pësuar dëmtime të mëdha. Sipas burimeve gjendja e njërit prej drejtuesve është kritike për jetën dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës.

Shkaqet e aksidentit dyshohet të kenë qenë shpejtësia e lartë dhe terreni i lagur për shkak të shirave që kanë rënë gjatë gjithë ditës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.