Makinat përplasen te kryqëzimi i Porcelanit, njëra përmbyset në rrugë!

5 Korrik 2020, 08:32

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident, ku dy makina janë përplasur mes tyre kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar e përmbysur në rrugë.

Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Porcelanit në rrugën Hoxha Tahsin në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm.

Dy makina një tip Ford me targa AA 745 AV dhe një mjet tip Volksëagen me targa AA 346 UU janë përfshirë në aksident dhe përplasja ka qenë e fortë, pasi mjeti tip Ford ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Nuk dihen detaje të tjera nga aksidenti apo nëse ka të plagosur.