Malaj: dhuna pas përgjimit, problemi është shumë më i tmerrshëm! S’ka modele! Është korruptuar jeta!

6 Shkurt, 16:26

Sociologia Nora Malaj tha se tashmë është momenti që qeveria të shohë realitetin ku ndodhen familjet shqiptare dhe të ketë një përqendrim më të madh për trajtimin e fenomeneve të tilla. “Ka ardhur momenti që institucionet e qeverisë të ulen ta shohin realitetin siç është. Jetojmë në një situatë që dhuna është aq e madhe sa ne shohim vetëm 1/3 e problemit. Familja ka pësuar një kërsitje shumë të madhe, njerëzit kanë frikë të shkojnë tek ekspertët. Ka probleme aq të rënda dhe ulëritëse sa nëse ndonjë ditë do bënim emision do të trembnim shumë persona”- nënvizoi sociologia.