Malësia e Madhe asnjë të prekur, Kryebashkiaku Tonin Marinaj: Zbatojmë vendimet e qeveris

12 Prill 2020, 13:00

Malësia e Madhe është një prej zonave ku fatmirësisht nuk ka të regjistruar persona të prekur me koronavirus. Gjatë një interviste për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj, kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, u shpreh se kjo situatë ka ardhur si shkak i respektimit të udhëzimeve të kërkuara nga qeveria. Më tej, ai ka deklauar se kjo zonë kishte disa pacientë të dyshuar, por që pas bërjes së tamponëve kanë rezultuar negativë.Masat e ndërrmarra nag qeveria dhe zbatueshmëria nga ana e qytetarëve, kanë dhënë këtë rezultat. Dhe pse kemi qenë  afër dy vatrave pak a shumë të infektume si Tuzi dhe Shkodra, ne ndodhemi në këtë pozicion shumë të kënaqshëm për banorët. Asnjë i prekur, kemi patur raste të dyshuara janë marra tampone dhe kanë rezultuar negativ, nuk kemi asnjë rast të prekur me covid-19. Normalisht janë marrë masat e duhura, dezinfektim në qytet, janë zbatuar të gjitha vendimet e qeverisë në këtë bashki dhe strukutrat kaqë qenë pranë popullatës.