Mali i Zi i treti në botë për shkallën e infektimit, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit

23 Nëntor 2020, 17:44

Mali i Zi, renditet i treti në botë sa i përket shkallës së infeksioneve me Covid-19, 90 persona në ditë për 100 mijë banorë, megjithatë kjo gjë nuk i ndaloi qytetarët malazez të marrin pjesë në varrimin e Metropolitit Amfilohije, në fillim të Nëntorit ku mijëra persona mund të jenë infektuar, përfshirë atyre edhe Patriarkun e kishës Ortodokse serbe Irinej.