Mali i Zi/ Milo Gjukanoviç pranon humbjen në zgjedhje...dhe akuzon presidentin serb për deklarata destabilizuese

2 Shtator 2020, 16:02

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç nuk është i qartë pse qytetaret votuan kundër partisë së tij, por në daljen e tij të parë publike pas zgjedhjeve të së dielës ai pranoi humbjen.

Në median vendase ‘Nesmax Adri’a ai akuzoi Presidentin Aleksandar Vuçiç se është shkaku i forcimit të nacionalizmit serb në Malin e Zi dhe krizave të vazhdueshme në vend muajt e fundit.