Mali i Zi përgatitet për zgjedhjet parlamentare, partitë shqiptare në dy koalicione

29 Gusht 2020, 15:30

Në një atmosferë ndryshe nga herët e tjera, Mali i zi përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen ditën e nesërme. Ligji për pronat fetare dhe menaxhimi i krizës së shkaktuar nga Covid-19, do të jenë vendimtar për votën e qytetarëve nesër. Shqiptarët vijnë të unifikuar në 2 koalicione dhe synojnë 2 mandate.