Maliqi 'dhëmbë për dhëmbë' me Lleshajn: Në Mirditë u kërcënova nga Agim Pepa dhe e arrestova! Rri urtë, u ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake

15 Tetor 2020, 12:15

Deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur "dhëmbë për dhëmbë" ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili i kërkoi në Kuvend të tregojë arsyen se pse ai është larguar nga policia e shtetit.

Maliqi teksa ia ka treguar sipas tij arsyet e largimit nga policia, ka treguar se është kërcënuar në Rrëshen nga  Agim Pepa të cilin më pas e ka arrestuar. Sakaq ka akuzuar Lleshajn se u dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake.

"Një me syze nuk e mposht atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Jam larguar nga policia e krimit dy herë pasi kam zëvendësuar një drejtor që ishte i lidhur me krimin dhe u dënua me 7 vite herën e dytë jam larguar sepse i jam futur politikës. Rrini mirë rrini urtë, ju ka prishur karrigia. U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake në Marikaj, apo në Lalëz. S'po merrem me të tuat.

Jam kërcënuar në Mirditë nga Agim Pepa dhe e arrestova. Uroj të mos kesh fatin e Sajmir Tahirit i cili të paktën është socialist", tha Maliqi.