Maliqi flet si ekspert, llogari Leshajt: Policia e paaftë në parandalimin e krimit

15 Tetor 2020, 11:08 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 11:22:05

Seanca në Kuvend ka nisur me interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqit dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai i ka kërkuar llogari për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, në javën e fundit, krimin në vend si edhe droga.

"Ngushëllime për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit, c'mund të na thoni për kriminalitetitn, ndërkohë që Cela po thotë se krimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vrasje makabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e drogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë. Vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe, por çmund të na thoni edhe për parcelat me drogë, kur s'kemi marrë asnjë masë po policët. Ç'mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm apo për policinë shtetërore", tha Maliqi.