Maliqi: I bashkohem thirrjes së presidentit për protesta në të gjithë vendin! Rama po të dojë ndërton Durrësin dhe Tiranën me lekët e tij

6 Mars 2020, 13:35

TIRANË - Deputeti Lefter Maliqi në një deklaratë për shtyp nga selia e Kuvendit të Shqipërisë i ka dalë në krah presidentit Ilir Meta për protesta në të gjithë vendin. Ai tha se opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave, për të rrëzuar nga qeveria Edi Ramën.

"Vëllezërit tanë kosovarë e kanë shumë më të lartë pagën. Administrata nuk e voton më për shkak të rrogave të ulëta. Thirrje ime është që thirrjes së presidentit do vazhdoj t'i përgjigjem. Opozita e bashkuar dhe socialistët e zhgënjyer duhet të vazhdojnë valën e protestave sepse ky njeri që merr lekët me oligarkë. Ka të tjerë që punojnë për të. Unë e kam thënë se ndërton me lekë e veta jo një Durrës, por edhe Tiranën. Ky me vettingun e policisë i bën shantazh socialistëve të ndershëm. Policinë e ka kthyer në polici politike. Vrasje me snajper në qytetin e Ministrit të Rendit.