Maliqi: Jam e keqe e domosdoshme për PD-LSI! Hajdarin e Murrizin i përdori Rama, nuk marrin mandate

22 Tetor 2020, 18:05

Teksa deputetët e opozitës parlamentare Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi prezantuan partitë e reja që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, Lefter Maliqi do të mbetet sërish në koalicionin PD-LSI.

Në një intervistë në Report Tv, Maliqi u shpreh se është e keqe e domosdoshme e PD-LSI për të siguruar një mandat në qarkun e Beratit. Ai e ka përjashtuar mundësinë e garimit me PS, kjo për shkak se ndjehet e zhgënjyer nga kryeministri Rama.