Maliqi: Mos të kujtojnë ata jashtë se janë më të mirë se ne, vendi i opozitës në Kuvend do mbushet

13 Mars 2019, 10:48 | Përditesimi i fundit: 2019-03-13 11:07:45

Lefter Maliqi mbajti fjalë në seancën e sotme plenare, në ditën kur u betua si deputet. 

"Dua të them se është bërë lajm kur duartrokasin deputetët e Partisë Socialiste. Dua të jap edhe një reagim. Brenda dy muajve rreshti këtej nga opozita do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që kanë dalë jashtë se janë më të mirë se ne. Demokratët mos të gënjehen më. Gënjeshtar e këtij lidershipi me mandat të dhuruar. I jam mirënjohës atyre që më kanë mbështetur dhe Zotit që vendosa të plotësoj mandatin e dekriminalizimit. Unë zura vendin e kryetarit me mandat të dhuruar. Rasti im është krej ndryshe. I them të gjithë demokratëve mos të gënjehen më. Revolta popullore do të thotë të ngrihet populli. Kriza qëndron te lidershipi. Nën këtë lidership PD pësoi disfatën më të madhe. Mandati im ka të bëj drejtpërdrejtë me kthimin e dinjitetit dhe me atë që PD më kishte borxh. Jemi më të mirë se pjesa më e madhe e atyre që ishin këtu", u shpreh Maliqi.